Flamur Ismajli fitues i Drag Race IV

Formula 1

Flamur Ismajli fitues i Drag Race IV

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 20:27
Flamur Ismajli fitues i Drag Race IV

Flamur Ismajli ka pasur paraqitje fantastike në Drag Race IV, e fundit për këtë vit, e cila u mbajt të dielën në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë.

Ismajli me Audi S2 ka pasur kohën më të mirë dhe distancën prej 402 metrave e kaloi për 09.802 sekonda, duke arritur në cak më shpejt se shumë vetura dukshëm më të reja e më të sofistikuara.

“Është rezultat i mirë, megjithëse unë kam pasur kohë edhe më të mirë se kjo e arritur sot. Vlen të theksohet se, pista sot nuk ka qenë e përshtatshme, por, sidoqoftë arrita që garën ta përfundoj me sukses.

Normalisht që konkurrenca ishte e fortë, sepse në garë pati garues dhe vetura shumë të mira, por unë edhe para fillimit të garës kam qenë optimist për fitore”, ka thënë Ismajli, duke bërë të ditur se do të vazhdojë të punojë që në të ardhmen të ketë kohë edhe më të shpejtë.

Gara u zhvillua në divizionet FWD, RWD dhe AWD dhe u karakterizua me rivalitet të theksuar, sidomos në disa klasa.

Kjo ishte gara e katërt Drag Race për këtë vit me të cilën kompletohet Kampionati i Kosovës për këtë disiplinë.

Rezultatet:
Divizioni FWD
Klasa 11

1.Labinot Syla (Opel Corsa)

Klasa 13
1.Ujup Merrnica (Golf II)
2.Valmir Rrahmani (Golf)
3.Haxhi Berisha (Opel Astra)

Klasa 14
1.Taulant Gashi (Opel Kadet)
2.Egzon Skeraj (Golf V)
3.Fatmir Pinta (Scirocco)

Klasa 15
1.Drilon Makolli (Opel Corsa)
2.Genc Sylaj (Scirocco)
3.Sedat Rama (Golf II)

Klasa 16
1.Gjengiz Hajrullahu (Opel Astra)
2.Blend Zymeri (Opel Insigna)

Divizioni RWD
Klasa 10

1.Arton Ajvazi (McLaren)

Klasa 11
1.Jozef Marleku (BMW 335)
2.Emind Dobra (BMW)
3.Qëndrim Alidema (BMW)

Klasa 12
1.Gëzim Mariqi (Toyota)
2.Lirim Jashari (BMW)
3.Zgjim Pira (BMW)

Klasa 13
1.Egzon Rafuna (BMW)
2.Muharrem Rexhepi (BMW)
3.Florent Velekinca (BMW)

Klasa 14
1.Laurent Krasniqi (Jaguar)

Klasa 15
1.Andri Rada (Mercedes)

Klasa 16
1.Adem Marovac (BMW 645)
2.Orgest Sharnja (Mercedes)
3.Behar Emerllahu (BMW)

Divizioni AWD
Klasa 9

1.Flamur Ismajli (Audi S2)

Klasa 10
1.Leutrim Isufi (Audi S3)
2.Petrit Isufi (Golf II)

Klasa 11
1.Ermal Cani (Audi RS9)
2.Muzafer Beka (Audi A3)

Klasa 12
1.Isuf Zullufi (Audi RS3)
2.Drilon Buduri (Audi S3)
3.Emiljan Sakuli (Audi RS3)

Klasa 13
1.Irgis Cela (E55)
2.Endrit Reshani (Audi)
3.Elion Mehmeti (Golf VII)

Klasa 14
1.Adnan Prekupi (Golf II)

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat