Wolff: Modifikimet që bëmë nuk ishte një lëvizje taktike

Formula 1

Wolff: Modifikimet që bëmë nuk ishte një lëvizje taktike

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 15:17
Wolff: Modifikimet që bëmë nuk ishte një lëvizje taktike

Drejtuesit e Mercedes, kanë bërë me dije sot se mund të adaptojnë të tjera modifikime te makina e Lewis Hamilton, çka mund të sjellë të tjera penalitete për pilotin britanik.

Në garën e fundit në Turqi, te njëvendëshja e pilotit britanik pati disa modifikime të pjesshme në motorin e tij, çka sollën edhe një penalizim me 10 pozicione.

Kjo situatë mund të verifikohet edhe në garat e mbetura.

“Modifikimet që bëmë nuk ishte një lëvizje taktike, por pamë se disa parametra që vinin nga motori nuk ishin efiçentë dhe mund të sillnin prishje të tij gjatë garës”, tha Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes.

“Modifikimet që bëmë në Turqi mund të zgjasin deri në fund të sezonit, por mund të aplikojmë disa modifikime të tjera edhe në garat që vijnë. Pra, mund të montojmë një ICE të ri. Kjo është një çështje që do ta vlerësojmë gjatë rrugës”, tha Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat