Sezoni në fazën vendimtare

Formula 1

Sezoni në fazën vendimtare

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 17:52
Sezoni në fazën vendimtare

Me çmimin e madh të Austinit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nis edhe sprinti final i Formulës 1, pasi kanë mbetur edhe 6 gara deri në fund të njërit prej sezoneve më spektakolarë të viteve të fundit.

Kampioni në fuqi i Botës, Lewis Hamilton, rivali i tij kryesor për titullin, Max Verstappen dhe piloti i parë i Ferrarit, Charles Leclerc kanë dalë në një konferencë për shtyp, ku kanë shpalosur edhe objektivat që kanë deri në fund të sezonit.

Hamilton: Është sprinti final dhe qëllimi ynë është që t’i fitojmë të gjitha e të grumbullojmë sa më shumë pikë. Ka momente në të cilat mund ta mposhtim Red Bullin, por e dimë që ata do të jenë shumë të fortë në garën e Meksikës. Me Verstappen komunikojmë shumë pak, ose më saktë vetëm përshëndetemi. Kështu ka qenë edhe vitet e kaluara, jo vetëm këtë sezon.

Verstappen: Nuk jam i shqetësuar për përmirësimet e Mercedes, pasi edhe ne mund të bëjmë hapa para dhe sigurisht të bëjmë më tepër sesa bëmë në Turqi.

Edhe pse morëm vendin e parë, mund të bënim më shumë. Këtu në ShBA do të shohim provat e lira, për të vlerësuar se deri ku mund të shkojmë.

Leclerc: Sfida me shokun e skuadrës është interesante dhe për mua shumë e rëndësishme që ta fitoj. Sigurisht kjo garë e brendshme na ka dhënë më shumë stimuj për t’u përmirësuar. Përmirësimet e fundit në makinë më bëjnë optimist e do të shfaqemi akoma më mirë në garat e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat