Hamilton-Verstappen shkëndija edhe në Austin

Formula 1

Hamilton-Verstappen shkëndija edhe në Austin

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 12:39
Hamilton-Verstappen shkëndija edhe në Austin

Pa nisur ende mirë beteja e vërtetë në pistën e Austin, ku ditën e diel do të zhvillohte gara e Amerikës në Formula 1, Leëis Hamilton e Max Verstappen kanë qenë protagonist të një incidenti. Gjithçka ndodhi gjatë sesionit të dytë të provave të lira, me pilotët që parakalonin njëri-tjetrin.

Gjithçka ndodhi kur fillimisht Verstappen parakaloi Hamilton dhe më pas, uli shpejtësinë pasi kishte një pilot tjetër përpara në pistë. Nuk kaluan shumë metra dhe ishte britaniku ai që i ktheu reston, duke e parakaluar holandezin në kthesën e fundit, pak metra para bokseve.

Verstappen reagoi duke rritur shpejtësinë dhe dueluar në pistë “rrotë më rrotë” në vijën e drejtë dhe për pak sa dy pilotët nuk u përplasën, pasi nuk i hapnin rrugë njëri-tjetrit.

Më pas, britaniku ikën përpara dhe Verstappen reagon duke i nxjerrë gishtin e mesit rivalit të Mercedes. “Idiot budalla”, ishte komenti i Verstappen në pistë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat