Vettel: Nuk erdha këtu për mesin e renditjes

Formula 1

Vettel: Nuk erdha këtu për mesin e renditjes

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 12:31
Vettel: Nuk erdha këtu për mesin e renditjes

Piloti gjerman Sebastian Vettel, 4 herë kampion bote në Formula 1, ka folur për sezonin e tij të parë te skuadra e Aston Martin. Ai nuk është aspak i kënaqur me paraqitjet, duke hedhur edhe akuzat e para.

“Të duelosh për kreun apo vendet e para dhe të duelosh për mesin e renditjes nuk është e njëjta gjë”, tha Vettel.

“Nëse renditesh në vendin tetë e më mbrapa nuk ke më atë entuziazëm si dikur dhe kupton se nuk ke bërë një garë të mirë.

Ndaj, nuk mendoj se jam në Formula1 për këto rezultate, për të qenë në mesin e renditjes. Unë jam mësuar të garoj për të fituar dhe të jem në krye”, u shpreh Sebastian Vettel, i teti në Meksikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat