Hamilton magjik, i merr fitoren Verstappenit

Formula 1

Hamilton magjik, i merr fitoren Verstappenit

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 22:22
Hamilton magjik, i merr fitoren Verstappenit

Falë një parakalimi për manual në xhiron e 59-të, Lewis Hamilton merr fitoren në Çmimin e Madh të Brazilit. 

Ai ka lënë pas rivalin e tij të madh, Max Verstappen, i cili dy xhiro më herët ishte mbrojtur me një manovër në limit deri pas sulmit të parë të “Mbretit të Zi”.

Valtteri Bottas kompleton podiumin në San Paolo, ndërsa Sergio Perez përfundoi i katërti përpara Ferrarit të Charles Leclerc dhe Carlos Sainz.

Në renditjen e përgjithshme Hamilon e ngushton në vetëm 14 pikë diferencën me Verstappen kryesues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat