Mercedes kërkon penalitet për Verstappen

Formula 1

Mercedes kërkon penalitet për Verstappen

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 18:25
Mercedes kërkon penalitet për Verstappen

Gara për titullin kampion në Formula 1 është më spektakolare se kurrë, teksa kanë mbetur edhe tre gara nga fundi dhe dyshja Max Verstappen e Lewis Hamilton vijojnë të kenë një diferencë shumë të ngushtë prej vetëm 14 pikësh.

Akoma më e ngushtë është diferenca mes skuadrave, me Mercedes që kryeson me 11 pikë më shumë se Red Bull, ndërsa tre betejat e ardhshme, që do të zhvillohen përkatësisht në Katar, Arabinë Saudite dhe Abu Dhabi, pritet të jenë vërtetë spektakolare.

Fundjavën që lamë pas Hamilton u rikthye te fitorja, pasi triumfoi në garën e Interlagosit në Brazil, megjithatë beteja tashmë është spostuar në sallën e ankimimeve, pasi Mercedes ka kërkuar një hetim për pilotin e Red Bull, Max Verstappen.

Bëhet fjalë për një episod të regjistruar në xhiron e 48 të garës së Interlagosit, ku Verstappen del më gjerë në kthesë, për të nxjerrë ajshtë piste Hamilton, megjithatë komisarët e pistës vendosën të mos ndërhyjnë.

Gjithsesi duke parë pamjet e ofruara nga Formula 1 në kënde të ndryshme, Mercedes ka vendosur të ankimojë rastin, me shpresën që Verstappen mund të marrë ndonjë penalitet për garën e ardhshme, në fund të muajit në Katar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat