FIA merr vendim për incidentin Hamilton-Verstappen në Brazil

Formula 1

FIA merr vendim për incidentin Hamilton-Verstappen në Brazil

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 15:24
FIA merr vendim për incidentin Hamilton-Verstappen në Brazil

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka marrë sot vendim në lidhje me kërkesën që pat bërë dy ditë më parë Mercedes, në lidhje me incidentin që ndodhi në xhiron e 48-të të garës në Brazil mes Lewis Hamilton (Mercedes) e Max Verstappen (Red Bull). Mercedes kërkoi rishikimin e pamjeve filmike në lidhje me parakalimin që Hamilton donte të bënte ndaj Verstappen, por të dy pilotët përfunduan jashtë piste.

FIA vendosi të mos marrë asnjë penalitet në dëm të Verstappen, duke hedhur poshtë kërkesën e Mercedes.

“Komisarët vendosën të mos penalizojnë Verstappen dhe se pamjet e reja filmike të sjella nga Mercedes nuk evidentojnë asgjë të re.

Pamjet e reja nuk janë objekt i një apelimi”, thuhet në deklaratën e FIA-s, duke hedhur poshtë kërkesën e Mercedes. Vendimi i FIA-s u shty me 24 orë dhe u bë publik sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat