Ferrari, Binotto: Nëse duelojmë për titullin

Formula 1

Ferrari, Binotto: Nëse duelojmë për titullin

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 12:02
Ferrari, Binotto: Nëse duelojmë për titullin

Drejtori sportiv i Ferrarit, Mattia Binotto, ka deklaruar se në rast se Ferrari do të duelojë për titullin kampion sezonin e ardhshëm, atëherë piloti i saj kryesor do të jetë Charles Leclerc. Kjo do të thotë se Carlos Sainz do të jetë piloti i dytë i “kokëkuqes”.

“Ne kemi investuar te Charles, pasi jemi të bindur se ai do të jetë kampioni i ardhshëm i botës.

Kur Ferrari do të ketë një makinë të shpejtë dhe të aftë të duelojë për titull, do të jetë ai që do të udhëheqë skuadrën si piloti i parë”, u shpreh Mattia Binotto.

Leclerc, 24 vjeç, është në sezonin e tretë me Ferrarin.

“Është pilot i talentuar, i shpejtë dhe jo vetëm në xhiron teke por përgjatë gjithë garës. Aftësia e tij për të sulmuar apo për t’u mbrojtur pa humbur ritmin është e jashtëzakonshme. Është mjaft i aftë të menaxhojë presionin dhe ka një mentalitet fituesi”, tha Binotto.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat