Vestappen: Objektivi im është të shpallem kampion bote në Formula 1

Formula 1

Vestappen: Objektivi im është të shpallem kampion bote në Formula 1

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 11:39
Vestappen: Objektivi im është të shpallem kampion bote në Formula 1

Max Vestappen, piloti 24-vjeçar holandez i Red Bull, u shpreh se objektivi i tij në karrierë është të shpallet kampuion bote në Formula 1.

Në prag të garës debutuese në Arabinë Saudite, në pistën qytetase të Jeda, ai deklaori se për të nuk është e rëndësishme të fitosh shumë tituj kampionë në këtë sport.

“Objektivi im është të shpallem kampion bote në Formula 1. Pasi të arrij këtë qëllim nuk kam më ambicje të tjera në këtë sport. Do të arrij objektivin tim dhe kaq. Nuk ka rëndësi se sa tituj fiton, më mjafton një. Natyrisht që do të vazhdoj të garoj dhe do të përpiqem të fitoj të tjerë tituj, por misioni im quhet i përmbushur”, tha Verstappen.

Piloti holandez kryeson këtë botëror me 8 pikë avantazh ndaj Lewis Hamilton dhe mund të shpallet kampion që në garën e radhës. Ndërkohë që, kanë mbetur edhe dy gara nga mbyllja e këtij sezoni.

“Do të jap maksimumin për t’ia dalë mbanë, për të arritur objektivin tim. Më pas presioni do të jetë më i vogël”, tha Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat