Verstappen: Nuk ka më vend për gabime

Formula 1

Verstappen: Nuk ka më vend për gabime

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 17:50
Verstappen: Nuk ka më vend për gabime

Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, është gati për dy sfidat e fundit të këtij sezoni në Formula 1. Ai ka 8 pikë avantazh ndaj Lewis Hamilton (Mercedes) dhe e di mjaft mirë se do ta ketë të vështirë. Sidomos pas dy fitoreve që arriti britaniku në dy garat e fundit, duke ngushtuar distancën e pikëve.

“Jam i qetë, pasi e di që garoj gjithnjë duke dhënë maksimumin në pistë.

Në fund të sezonit do të zbulojmë se deri ku kishim mundësi për të shkuar. Asgjë nuk është e vendosur dhe jemi gati për një sfidë të re. Do të jetë një fundsezon shumë emocionues”, u shpreh Max Verstappen.

Këtë fundjavë garohet në pistën debutuese të Jeda, në Arabinë Saudite. “E provova në simulator dhe duketj një pistë shumë e shpejtë. Ndaj, nuk ka vende për gabime, pasi ato do të kushtojnë shtrenjtë. Gjithsesi, kur të zbresim në pistë do ta mësojmë e njohim më mirë”, tha Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat