Hamilton fiton garën e çmendur në Arabinë Saudite

Formula 1

Hamilton fiton garën e çmendur në Arabinë Saudite

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 22:51
Hamilton fiton garën e çmendur në Arabinë Saudite

Lewis Hamilton me Mercedes fitoi sot në mbrëmje garën e Çmimit të Madh të Arabisë Saudite, zhvilluar në pistën qytetase të Jeda, gara e parafundit e këtij sezonit në Formula 1.

Një garë e çmendur, e ndalur dy herë (2 herë u valëvit flamuri i kuq) për shkak të aksidenteve, ndërkohë që disa herë ka ndërhyrë edhe “makina virutale e sigurisë”.

Falë këtij triumfi, piloti britanik barazon me pikë në renditje Max Verstappen me Red Bull, sot i dyti, që edhe një herë nuk ishte në gjendje të fitojë (mban kreun pasi ka më shumë fitore se Hamilton). Në një garë ku Verstappen ishte shpesh protagonist, ku u penalizua edhe me 5 sekonda për një dalje nga pista. Madje ai pati edhe një kontakt me rivalin britanik.

I treti u klasifikua Valtteri Bottas me makinën tjetër Mercedes, që parakaloi në metrat e fundit Esteban Ocon me Alpine (i katërti).

Ky sukses i makinës gjermane e afron atë me titullin kampion për konstruktorë, ndërkohë që piloti tjetër i Red Bull, Sergio Perez, e mbylli garën para kohe. Zhgënjen Ferrari, në vendet 7-8 me Leclerc e Sainz.

Gara e sotme do të mbahet mend për incidentet e shumta në pistë dhe për polemikat që patën Mercedes e Red Bull me komisarët e garës për atë që ndodhte në pistë. Gjithsesi, për sa i përket titullit kampion për pilotë, ai do të vendoset në garën e fundit, në pistën e Yas Marina, në Abu Dhabi, ku pritet një tjetër sfidë e fortë mes Hamilton e Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat