Pas titullit të kampionit Max Verstappen bën ndryshimin e parë

Formula 1

Pas titullit të kampionit Max Verstappen bën ndryshimin e parë

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 16:49
Max Verstappen

Piloti holandez, Max Verstappen, është konfirmuar si kampion bote në Formula 1, pas fitores së djeshme në Abu Dhabi.

Pas garës, dy seanca u dëgjuan pas apelit të Mercedes, por të dy insistimet u hodhën poshtë nga zyrtarët e garës.

Pasi u konfirmua si kampion botëror, Max Verstappen duket se menjëherë ka menduar për një ndryshim.

Anëtari i Red Bull, në veturën e tij deri më tani ka bartur numrin 33. Max 33 duket se nuk do të jetë më për tifozët.

Më i shpejti i vitit 2021 do të ketë mundësinë që vitin tjetër ta ketë numrin #1 në bolidin e tij, numër që rezervohet për kampionin në fuqi.

Këtë numër do ta shfrytëzoj Max Verstappen, në garën për mbrojtjen e titullit.

Numri 1 mund të vendoset nën numrin permanent, që mund të jetë 33, sipas rregullit të vitit 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat