Sa para fiton kampioni?

Formula 1

Sa para fiton kampioni?

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 13:23
Sa para fiton kampioni?

Max Verstappen do të fitojë një mal me para pasi fitoi titullin e kampionit në Formula 1.

Në një garë ku gjithçka u vendos nga mbikëqyrësit e garës, pas një vendimi kontrovers, Max Verstappen arriti të fitonte titullin e kampionit botëror në F1.

Verstappen është holandezi i parë që fiton këtë trofe. Titulli i kampionit për 23 vjeçarin erdhi në moshën 23 vjeçare.

Por, me siguri se të gjithë kanë pyetur veten se sa para do t’i fitojë piloti holandez për triumfin e tij?

Sipas raportimeve nga mediat evropiane, për fitoren spektakolare në Abu Dhabi, ai Max thuhet se do të fitojë 17 milionë dollarë në bonuse.

Kurse, për gjithë vitin, si kampion, ai pritet të kap shumën e 42 milionë dollarëve.

Duhet të kihet parasysh se Formula 1 nuk ndanë çmimet për pilotët direkt, por për skuadrat e tyre. Aty varet edhe shuma totale.

Kështu, Red Bull në këtë rast fiton çmimin dhe ndanë më pas pjesën për pilotin Verstappen.

Verstappen është piloti i dytë më i paguar në F1 sipas Forbes, me 25 milionë dollarë për 2021.

Pas fitores, atij i shtohen 17 milionë dollarë në bonuse. Kështu, piloti për totalin e vitit kap 42 milionëshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat