Dy kampionët e botës bëjnë propozimin unik

Formula 1

Dy kampionët e botës bëjnë propozimin unik

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 11:59
Dy kampionët e botës bëjnë propozimin unik

Piloti spanjoll Fernando Alonso dhe ai gjerman Sebastian Vettel, dy kampionë bote në garat e Formula 1, kanë bërë një propozim të veçantë në lidhje me kampionatin e sapombyllur.

Ata propozojnë që titulli kampion bote për pilot për vitin 2021 të ndahet mes Max Verstappen (Red Bull) e Lewis Hamilton (Mercedes).

“Max është fantastik dhe titulli kampion për të ishte çështje kohe.

Gjithsesi, mendoj se ishte me fat, pasi pa makinën e sigurisë do të triumfonte Hamilton. Kjo është një çështje që do të zgjasë shumë, por duke parë 22 garat e këtij sezoni, secili prej tyre mund të shpallej kampion”, tha Alonso, dy herë kampion bote.

“Ndaj, mendoj se ky trofe mund të ndahet mes të dyve dhe kjo do të ishte më e drejtë, pasi të dy ishin të jashtëzakonshëm këtë sezon”, tha Alonso, që mbështetet në këtë nismë edhe nga Vettel, 4 herë kampion bote. “Jam i lumtur për Max, por edhe i dëshpëruar për Lewis, pasi të dy e meritonin atë titull”, u shpreh piloti gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat