Bojkotuan Olimpiadën, Kina reagon

Formula 1

Bojkotuan Olimpiadën, Kina reagon

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 12:41
Bojkotuan Olimpiadën, Kina reagon

Pesë shtete kanë bojkotuar deri më tani Lojërat Olimpike dimërore “Pekin 2022”, duke deklaruar se nuk do të përdojnë në Kinë një përfaqësi diplomatike.

Mes këtyre vendeve janë edhe Amerika dhe Britania e Madhe, duke bërë që organizatorët e Olimpiadës të reagojnë për këtë bojkot diplomatik.

Zhao Lijian, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Kineze, tha:

“Nuk na intereson nëse këta njerëz vijnë apo jo, ata shohin interesin e tyre dhe mbajnë qëndrime politike.

Mungesa e tyre nuk ka asnjë impakt në Olimpiadë, që ju garantoj do të kenë një sukses të madh. Amerika thjesht politizon sportin, krijon përçarje dhe provokon konflikte”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat