Alarm për terrorizëm, Franca kërkon pezullimin e Rally Dakar

Formula 1

Alarm për terrorizëm, Franca kërkon pezullimin e Rally Dakar

Më: 7 janar 2022 Në ora: 14:50
Alarm për terrorizëm, Franca kërkon pezullimin e Rally Dakar

Ministria e Jashtme e Francës i ka kërkuar zyrtarisht organizatorëve të Rally Dakar 2022, turne që po zhvillohet në Arabinë Saudite që të ndalin turneun, pasi rreziku për akte terroriste është i lartë. Alarmin e lëshoi Ministri i Jashtëm Francës, Jean-Yves Le Drian, që shtoi se organizatorët e turneut kanë refuzuar të ndalin garat.

Kjo deklaratë erdhi pas shpërthimit të një makine franceze të garave Rally Dakar, më 29 dhjetor, në të cilën udhëtonin disa persona.

Shoferi i makinës, Philippe Bourton u operua në këmbë pas atij shpërthimi. Pas këtij incident, masat e sigurisë janë shtuar, por Le Drian konfirmon mindësinë e të tjerave atentateve.

“Ne ua bëmë me dije informacionin organizatorëve dhe funksionarëve të turneut. Ne duam të jemi transparentë pas asaj që ndodhi, pasi ka të dhëna për akte terroriste. Tani gjendemi përballë një fakti konkret, pasi ngjarja ndodhi dhe mund të përsëritet”, tha Le Drian, ndërkohë që për incidentin e 29 dhjetorit kanë nisur hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat