Hamilton feston ditëlindjen në heshtje

Formula 1

Hamilton feston ditëlindjen në heshtje

Më: 8 janar 2022 Në ora: 11:29
Hamilton feston ditëlindjen në heshtje

Lewis Hamilton festoi në heshtje 37-vjetorin e lindjes, duke mos postuar asnjë informacion në lidhje me festën apo vendin se ku ndodhet. Një heshtje që shton frikën se mos 7 herë kampioni i botës në Formula 1 vendos të tërhiqet nga garat edhe pse ka ende dy vite kontratë me Mercedes.

Në këtë moshë (37 vjeç), janë tërhequr nga sporti Michael Schumacher, Niki Lauda dhe Jackie Stewart e ndoshta historia mund të përsëritet me Lewis Hamilton.

Askush nuk jep asnjë informacion për pilotin dhe gjendjen e tij apo se çfarë do të bëjë britanikun këtë vit. Mësohet se ai mban kontakte me makinën gjermane përmes drejtorit sportiv Toto Wolff, i vetmi përveç familjarëve që komunikon me Hamilton.

Hamilton është në heshtje edhe për sa i përket jetës private, ku gjithnjë ka qenë aktiv. Mediat britanike konfirmojnë se Lewis dhe Mercedes presin përgjigje zyrtare nga hetimi që ka nisur FIA për garën e fundit në Abu Dhabi, garë ku Hamilton humbi titullin kampion. Ata kërkojnë vepra reale dhe jo fjalë, ndaj duket se presin përgjigje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat