Kampioni i botës: Nuk do të shkel më kurrë në pistat e Formula 1

Formula 1

Kampioni i botës: Nuk do të shkel më kurrë në pistat e Formula 1

Më: 11 janar 2022 Në ora: 11:39
Kampioni i botës: Nuk do të shkel më kurrë në pistat e Formula 1

Këtë sezon, në Formula 1 nuk do të shohim pilotin finlandez Kimi Raikkonen, ish-kampion bote me Ferrarin në vitin 2007. Pas gati 20 vitesh nga debutimi i tij në Formula 1, piloti 41-vjeçar ka vendosur të tërhiqet dhe do t’i dedikohet tërësisht familjes së tij.

Atij nuk i intereson më sporti i Formula 1, duke deklaruar se në të ardhmen mund të mos shkojë më të shohë asnjë garë.

“Vetëm koha do të tregojë se sa do të më mungojë Formula 1. Di vetëm që të pilotoja një makinë ishte gjëja e vetme që më pëlqente”, tha Raikkonen për “Bild”.

“Mund të mos shkel më kurrë në pistat dhe bokset e Formula 1. Ky sport nuk ka qenë kurrë jeta ime, pasi për mua ka gjëra të tjera më të rëndësishme. Nuk u tërhoqa se nuk kam më forca, por se kam gjëra të tjera më të rëndësishme për të bërë”, u shpreh finlandezi.

“Përsëris, nuk kam plane apo projekte për të ardhmen. Tani dua vetëm të shijoj pushimet, ato të vërteta, jo si ato që bënim gjatë muajit korrik, kun ë dy javë e gjysmë pushim duhet edhe të stërvitesh”, tha Raikkonen, që mbylli karrierën me Alfa Romeo Racing.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat