Sezoni 2022 mund të ketë ndryshime

Formula 1

Sezoni 2022 mund të ketë ndryshime

Më: 11 janar 2022 Në ora: 13:22
Sezoni 2022 mund të ketë ndryshime

Pandemia Covid 19, që prej dy vitesh ka pushtuar botën dhe ka ndikuar mjaft në sportin e Formula 1, edhe këtë vit pritet të ketë impakt në kalendarin e garave. Ai që e konfirmon këtë gjë është presidenti i Formula 1, Stefano Domenicali.

Edhe këtë vit, në kalendar janë 23 gara, një rekord, por situata mund të ketë të papritura, ashtu sikurse ka ndodhur dy vitet e fundit.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të rëndësishme për ne dhe po punojmë për ta bërë të mundur zhvillimin e garës në Majemi. Nuk mund të lëmë pas dore Kinën, sidomos tani që kemi një pilot kinez në gara. Gjithashtu synojmë rikthimin në Afrikë”, u shpreh Domenicali.

“Sezoni 2022, ashtu si dhe në dy vitet e fundit, do të varet shumë nga pandemia dhe se si do të jetë situata në vendet organizatore. Nuk e nënvlerësojmë pandeminë, ndaj mund të ndërhyjmë në kalendarin e garave. Kemi pista që janë gati të rikthehen në kampionat në rast se do të ketë ndryshime”, tha Domenicali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat