Raikkonen duket se nuk ka nostalgji për Formulën 1

Formula 1

Raikkonen duket se nuk ka nostalgji për Formulën 1

Më: 21 janar 2022 Në ora: 18:27
Raikkonen duket se nuk ka nostalgji për Formulën 1

Kimi Raikkonen duket se nuk ka nostalgji për Formulën 1, të paktën jo për ambientin që është jashtë pistave.

Pak më shumë se një muaj nga tërheqja e tij finlandezi ka folur për problemet që, sipas tij, kërcënojnë botën e garave dhe, siç e ka zakon, ka qenë shumë i drejtpërdrejt:

“Ka shumë gjëra që nuk kanë kuptim, të paktën për mua, në Formula 1. Ka shumë falsitet në ambient, është më bukur të qëndrosh jashtë”, ka thënë Kimi në një intervistë për Motorsport.

Ish-kampioni i botës e ka të qartë se çfarë e ka bërë F1 atë që është sot, shrkuan Telesporti.

“Paraja ka ndryshuar gjërat edhe në këtë ambient, si në çdo sport. Ka lojëra të bëra nga persona që t’i nuk i njeh, deri kur e gjen veten brenda gjithë çështjes. Sa më shumë para ka, aq më shumë politikë ka. Ndodh kështu në çdo vend. Besoj se njerëzit duan të shikojnë pushtet. Ka shumë në F1 që do të kishin sukses edhe në politikën e vërtetë…”.

Për Kimin, 20 vite në pistë dhe një botëror të fituar me Ferrari-n në 2007-ën, nuk është asgjë e re:

“Ka qenë kështu për shumë vite. Ndoshta njerëzit e kuptojnë më shumë tani. Unë nuk jam përfshirë nga aspekti politik. Di shumë nga gjërat që ndodhin, por kam qëndruar larg. Nuk besoj se është shumë e shëndetshme për një person të merret me këto gjëra".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat