Verstappen zyrtarizon “numrin 1” dhe prezanton kaskën e re

Formula 1

Verstappen zyrtarizon “numrin 1” dhe prezanton kaskën e re

Më: 28 janar 2022 Në ora: 12:30
Verstappen zyrtarizon “numrin 1” dhe prezanton kaskën e re

Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, përmes një video në rrjetet sociale, ka prezantuar kaskën që do të mbajë gjatë këtij viti.

Ai ka zyrtarizuar “numrin 1” që do të mbajë këtë vit, duke hequr dorë nga numri 33 që ka mbajtur gjatë gjithë këto vite në Formula 1.

“Përshëndetje të gjithëve. është momenti të prezantoj kaskën e vitit 2022.

Siç e shihni ka shumë ngjyrë ari. Edhe sllogani “të bën me krahë” është me këtë ngjyrë dhe shkon shumë. Dhe natyrisht është numri 1”, shprehet Verstappen.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat