Formula 1 në Bahrein deri në vitin 2036

Formula 1

Formula 1 në Bahrein deri në vitin 2036

Nga: K.G. Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 14:47
Formula 1 në Bahrein deri në vitin 2036

Bahreini do të presë garat e Kampionatit Botëror të Formula 1 deri në vitin 2036.

Të premten nga Formula 1 kanë bërë të ditur se kanë nënshkruar vazhdimin e kontratës sipas së cilës do të zhvillohen garat në pistën Sahir edhe për 14 vite të tjera.

Bahreini priti garën e Formula 1 për herë të parë në vitin 2004.

Që nga atëherë ka qenë në kalendarin e Formula 1, me përjashtim të vitit 2021, kur gara u anulua për shkak të pandemisë. Në vitin 2020, priti dy gara radhazi.

Gara për GP të Bahreinit është e zakonshme në pjesën e parë të sezonit, por këtë vit do të jetë gara inauguruese e sezonit të ri (20 mars).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat