Vettel; Të shohim se si do të shkojnë provat zyrtare

Formula 1

Vettel; Të shohim se si do të shkojnë provat zyrtare

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 12:27
Vettel; Të shohim se si do të shkojnë provat zyrtare

Piloti gjerman Sebastian Vettel, 4 herë kampion bote në Formula 1, ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga sporti në fund të këtij sezoni. Ai garon me skuadrën Aston Martin, e cila pak ditë më parë ka bërë prezantimin për mediat.

“Së pari, të shohim se në çfarë pike është makina e këtij sezoni. Më pas do të vendos për të ardhmen, por një gjë është e sigurt, që nuk do të tërhiqem nga garat në fund të këtij sezoni”, u shpreh Sebastian Vettel.

“Kam fituar 4 tituj në Formula 1 dhe është logjike që të ëndërroj e synoj të shpallem sërish kampion.

Të shohim se si do të shkojnë provat zyrtare, madje mendoj se edhe gara e parë sezonale do të jetë një tip testi për ne”, u shpreh Vettel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat