Stoner: Tifozët e Rossi më dilnin përpara për të më penguar

Formula 1

Stoner: Tifozët e Rossi më dilnin përpara për të më penguar

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 14:02
Stoner: Tifozët e Rossi më dilnin përpara për të më penguar

Ish-piloti australian Casey Stoner, dy herë kampion bote në MotoGP (2007 e 2011), i është rikthyer rivalitetit që ka patur kur duelonte për titull me italianin Valentino Rossi. Ai shprehet se për të ka qenë e vështirë qëndrimi në bokse, sidomos në Itali, pasi ishte gjithnjë viktimë e tifozëve të Rossi.

“Kur ndodheshim në bokse, në mjaft raste kam patur persona që kanë dashur të më ngacmonin. Teksa udhëtonim me motorët e vegjël në bokse përpiqeshin të më rrëzonin, që të dëmtohesha e të mos garoja”, thotë Stoner.

“Tifozët e Rossi më dilnin përpara për të më penguar, më tërhiqnin nga krahu. Ishin të gatshëm të bënin gjithçka për të të dëmtuar. Në furgonin tim shkruanin lloj-lloj fyerjesh e kërcënimesh, deri në ato me vdekje”, kujton australiani.

Stoner shprehet se për fat të keq, në këtë drejtim, nuk ka patur asnjëherë mbështetjen e Rossi. “Valentino nuk ka bërë asgjë për të ndaluar këtë që ndodhte në bokse, asnjëherë. Ai bënte neutralin dhe nuk ndërhynte, por për mua ky ishte një gabim i tij”, tha Stoner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat