Rossi nis aventurën me “4 rrota”

Formula 1

Rossi nis aventurën me “4 rrota”

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 11:49
Rossi nis aventurën me “4 rrota”

Valentino Rossi ka nisur sot aventurën e tij të re si pilot i garave me makina.

Ai ka zbritur në pistën franceze të Magny-Cours, në një ditë testesh, në prag të startit të sezonit të ri.

Ish-piloti i garave të MotoGP, pasi mbylli karrierën në motoçiklizëm, ka provuar makinën Audi R8 LMS të skuadrës WRT.

Me këtë makinë ai do të garojë në kampionatin endurance “Fanatec GT World Challenge Europe”.

Testet e para zyrtare të këtij kampionati do të kryhen në pistën e Paul Ricard me datat 7-8 mars, ndërkohë që gara e parë sezonale do të jetë më 3 prill, në pistën italiane të Imola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat