Ish-kampioni i botës bën thirrje: Njerëzit po vriten

Formula 1

Ish-kampioni i botës bën thirrje: Njerëzit po vriten

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 15:12
Ish-kampioni i botës bën thirrje: Njerëzit po vriten

Shumë persona të famshëm kanë reaguar në lidhje me luftën që po ndodh në Rusi. I fundit në radhë ka qenë  katër herë kampioni i botës në Formula 1, Sebastian Vettel.

Gjermani ka folur rreth asaj që po ndodh dhe thotë se nuk dëshiron të shkojë në Rusi, duke ditur që një prej garave të sezonit zhvillohet atje.

“Në opinionin tim personal, u zgjova i shokuar pasi pashë lajmet e ditës së sotme.

Mendoj që është e tmerrshme ajo që po ndodh. Nëse e shikoni kalendarin, ne kemi një garë në Rusi. Unë them se nuk duhet të shkoj.

Mendoj që është e gabuar të garosh në atë vend. Më vjen keq për njerëzit e pafajshëm, të cilët u vranë për arsye idiote nga një qeveri e marrë.”

Vetel është i pari nga pilotët e Formula 1 që ka reaguar për luftën Rusi-Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat