Marquez: Shpresoj që ky sezon të jetë ai i duhuri

Formula 1

Marquez: Shpresoj që ky sezon të jetë ai i duhuri

Më: 2 mars 2022 Në ora: 12:00
Marquez: Shpresoj që ky sezon të jetë ai i duhuri

Sezoni 2022 në MotoGP është në prag dhe këtë të diel do të zhvillohet gara e parë në Katar. 8 herë kampioni i botës në garat e motoçiklizimit, spanjolli i Honda, Marc Marquez, shpreson në një sezon pozitiv edhe pse është i vetëdijshëm se problemet fizike dhe operacionte në shpatull do ta pengojnë.

“Për mua ka qenë një periudhë e vështirë, pasi aspekti sportiv ka dalë në plan të dytë, duke menduar më shumë për shëndetin dhe rikuperimin. Kam patur krahun e dëmtuar, probleme me shikimin dhe nuk kam patur një rutinë normale, për t’u përgatitur si duhet”, tha Marquez.

“Shpresoj që ky sezon të jetë ai i duhuri për t’u rikthyer në elitë. Nuk e mohoj që problemet e shumta e kanë ndryshuar karakterin tim, por dëshira për hakmarrje është e madhe.

Të shohim se si do të paraqitem në këtë garë të parë dhe se si do të jetë shpatulla”, u shpreh piloti spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat