Verstappen: Jam shumë shumë i lumtur këtu ku jam

Formula 1

Verstappen: Jam shumë shumë i lumtur këtu ku jam

Më: 2 mars 2022 Në ora: 15:38
Verstappen: Jam shumë shumë i lumtur këtu ku jam

Max Verstappen ka rinovuar kontratën me Red Bull, për të paktën 4 sezone pas 2023, vit kur i skadonte dhe akordin i mëparshëm.

Lajmi jepet nga e përditshmja holandeze De Telegraaf, sipas të cilës bëhet fjalë për një rinovim faraonik, falë të cilit, piloti 24-vjeçar kampion i botës, do të përfitojë një shifër prej rreth 40 milionë dollarësh, ose ndryshe 36 milionë euro në vit, pagë që aktualisht në Formula Një, e merr vetëm Lewis Hamilton.

Nga burime brenda skuadrës bëhet e ditur se zyrtarizimi do të vijë gjatë ditës së enjte.

Drejtori i Red Bull Motorsport, Helmut Marko ka konfirmuar që muajin e kaluar se skuadra ishte në tratativa me Verstappen për një akord të ri. Në fund të vitit të kaluar, pasi fitoi titullin në finalen kontroverse të sezonit në Abu Dhabi, Verstappen kishte deklaruar se dëshironte që të qëndronte te Red Bull për vitet në vazhdim teksa u shpreh,

“Jam shumë shumë i lumtur këtu ku jam, kjo është e sigurt, jam i kënaqur që jam pjesë e kësaj skuadre. Nuk ka asnjë motiv për tu larguar dhe dua të vazhdoj të garoj këtu për shumë kohë”.

Ndërkohë edhe Bosi i Red Bull, Christian Horner kishte deklaruar për holandezin: “Kemi një akord afatgjatë me Max. Bëhet fjalë për një raport të shkëlqyer dhe ai është një pjesë shumë e çmuar e skuadrës.

E kemi parë të rritet dhe vlerësimi është reciprok mes nesh. Ai ka besim të jashtëzakonshëm te personat që e rrethojnë dhe ne kemi besim te ai”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat