Wolff: Këtë vit do të kemi edhe një konkurrent tjetër për titull

Formula 1

Wolff: Këtë vit do të kemi edhe një konkurrent tjetër për titull

Më: 11 mars 2022 Në ora: 15:34
Wolff: Këtë vit do të kemi edhe një konkurrent tjetër për titull

Drejtori sportiv i Mercedes, Toto Wolff, ka mbetur i befasuar nga paraqitja pozitive e Ferrarit gjatë testeve dimërore që po kryhen në prag të sezonit të ri.

Si në pistën e Montemelo 10 ditë më parë ashtu dhe tani në Bahrein, “kokëkuqja” ka qenë e shpejtë dhe në “top-5” makinat më të mira.

Kemi parë një Ferrari të fortë, të shpejtë dhe kompetitive.

Edhe Red Bull është gjithashtu e shpejtë. Mendoj se këtë sezon do të kemi edhe Ferrarin në garë për titull nëse ruan këtë ritëm përgjatë gjithë sezonit. Do të jetë interesante të shohim këtë betejë mes këtyre 3 skuadrave”, tha Wolff.

Natyrisht që nuk duhet anashkaluar asnjë skuadër, pasi edhe McLaren mund të befasojë. Ne jemi Mercedes, makina kampione dhe synojmë të mbrojmë titullin me pilotët tanë.

Kemi një makinë agresive dhe të shohim se si do të rrjedhin ngjarjet në ditët e mbetura, për të përgatitur garën e parë”, tha Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat