Te Mercedes të gjithë po punojnë për ta rikthyer makinën gjermane protagonist

Formula 1

Te Mercedes të gjithë po punojnë për ta rikthyer makinën gjermane protagonist

Më: 5 prill 2022 Në ora: 15:51
Te Mercedes të gjithë po punojnë për ta rikthyer makinën gjermane protagonist

Gjendja e këtij sezoni për makinën Mercedes nuk krahasohet me dominimin që ajo ka patur gjatë sezoneve të fundi.

Te Mercedes të gjithë po punojnë për ta rikthyer makinën gjermane protagonist. Gjithsesi, drejtori sportiv i Mercedes, Toto Wolff, shprehet i kënaqur me paraqitjen e dy pilotëve të tij.

Ai ndalet veçanërisht te 24-vjeçari George Russell, që debuton me Mercedes këtë vit.

“Mendoj se George po bën një punë të mirë edhe pse nuk i është dhënë një makinë e mirë, në mënyrë që të duelojë për fitoren. Ai dhe Lewis meritojnë të jenë mes më të mirëve”, tha Wolff.

“Ai ka treguar aftësi të duelojë për zonat e larta të renditjes, por për momentin ne nuk jemi në gjendje t’i japim një makinë të shpejtë. Gjithsesi, në përgjithësi, jam i kënaqur me paraqitjen e tij dhe së shpejti do ta shohim duke dueluar për fitoren”, u shpreh Toto Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat