Marquez kthehet në MotoGP për të dhuruar spektakël! Bastianini më i miri

Formula 1

Marquez kthehet në MotoGP për të dhuruar spektakël! Bastianini më i miri

Më: 10 prill 2022 Në ora: 23:17
Marquez kthehet në MotoGP për të dhuruar spektakël! Bastianini më i miri

Çmimi i Madh i Amerikës në MotoGP dhuroi padyshim emocione të forta me një garë spektakolare, ku triumfues doli italiani Enea Bastianini.

24-vjeçari bëri një garë fantastike, i cili mori kryesimin vetëm në xhirot e fundit pas një betejë të luftuar me Miller.

Një tjetër betejë e luftuar ishte ajo midis Marquez dhe Fabio Quartararo, me spanjollin që disa javë më parë, u bë pjesë e një aksidenti të frikshëm që i rrezikoi jetën. Marquez arriti të dalë në vendin e 6-të, ndërsa kampioni në fuqi, në të 7-in.

Renditja

1. Enea Bastianini (Gresini Racing MotoGP™)
2. Alex Rins (Team Suzuki Ecstar) + 2.058
3. Jack Miller (Ducati Lenovo Team) + 2.312
4. Joan Mir (Team Suzuki Ecstar) + 3.975
5. Francesco Bagnaia (Ducati Lenovo Team) + 6.045
6. Marc Marquez (Repsol Honda Team) + 6.617
7. Fabio Quartararo (Monster Energy Yamaha MotoGP™) + 6.760
8. Jorge Martin (Pramac Racing) + 8.441
9. Johann Zarco (Pramac Racing) + 12.735
10. Maverick Vinales (Aprilia Racing) + 12.642

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat