Rossi nuk heq dorë nga motorët

Formula 1

Rossi nuk heq dorë nga motorët

Më: 20 prill 2022 Në ora: 16:53
Rossi nuk heq dorë nga motorët

Valentino Rossi nuk e harron kollaj dashurinë e tij të parë, pasionin për motorët.

Piloti Italian, 9 herë kampion bote në garat e motoçiklizimit, i tërhequr nga sporti vitin e kaluar, është rikthyer në pistë.

Ai ka provuar sërish motorin e tij të dikurshëm Yamaha, duke u stërvitur në pistën e Modena, bashkë me pilotët e rinj të Akademisë së tij. Siç dihet, këtë vit Valentino Rossi garon në garat me makina.

Në botërorin e MotoGP, këtë sezon debuton edhe skuadra e Rossi, Money VR46 Racing Team (përdor motor Ducati). Një prej pilotëve është vëllai i tij Luca Marini (17 pikë të grumbulluara deri më tani).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat