Verstappen fiton duelin e parë me Leclerc në Itali

Formula 1

Verstappen fiton duelin e parë me Leclerc në Itali

Më: 22 prill 2022 Në ora: 19:04
Verstappen fiton duelin e parë me Leclerc në Itali

Max Verstappen ka marrë “Pole-Position-in” e parë të sezonit teksa holandezi fitoi duelin e parë në këtë fundjavë me Cherles Leclerc, dhe këtë e bëri në shtëpinë e Ferrarit, në Itali. Duhet theksuar se 24-vjeçari pati edhe fatin nga ana e tij, pasi në momentet e fundit, një dalje jashtë piste e Lando Norris bëri që provat të mbylleshin disa sekonda para duke mos i dhënë mundësinë pilotëve të bënin një xhiro të fundit.

Sakaq, pista e Imolas ishte shumë e vështirë nisur edhe nga kushtet atmosferike me reshjet e shiut të cilat ndikuan drejtpërdrejt në prova. Jo më kot, gjatë tre sesioneve të provave pati disa herë flamur të kuq, ndërkohë për t’u rikthyer te provat Norris do të niset i treti.

Nga ana tjetër, sërish zhgënjim për Mercedezin dhe Lewis Hamilton i cili nuk u kualifikua për në sesionin final ndërsa nesër në garën Sprint do të niset nga vendi i 13, ndërsa Russell niset i 11-ti. Nga ana tjetër, Sainz doli jashtë piste dhe do të mund të niset vetëm nga vendi i dhjetë.

Kujtojmë se nesër do të zhvillohet gara Sprint me 21 xhiro, por ajo do të vlejë vetëm për pikë (tetë pilotët që rënditen të parët do të marrin pikë), ndërsa të dielën konfirmohet nisja sipas provave të sotme. Kujtojmë se garën mund ta ndiqni në RTSH Sport që është pjesë e paketës Digitalb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat