Verstappen parakalon Leclerc në xhiron e parafundit

Formula 1

Verstappen parakalon Leclerc në xhiron e parafundit

Më: 23 prill 2022 Në ora: 17:37
Verstappen parakalon Leclerc në xhiron e parafundit

Max Verstappen është fituesi i parë i garës Sprint të këtij sezoni teksa në Çmimin e Madh të Emilia Romagna, holandezi e përfundoi garën me 21 xhiro në vendin e parë ashtu si edhe e nisi. Por, nuk ishte kaq e lehtë për 24-vjeçarin i cili e humbi pozicionin në start ndaj Charles Leclerc ndërsa e rikuperoi vendin e parë vetëm në xhiron e parafundit duke përfituar edhe nga një konsum i gomave të Ferrrit.

Në këtë formë, Verstappen niset i pari në garën e nesërme ndërsa fitoi tetë pikë nga gara Sprint. Leclerc niset i dyti, teksa fitoi shtatë pikë.

Sakaq, Perez e mbylli në vendin e tretë garën Sprint duke marrë gjashtë pikë, nga ana tjetër, piloti tjetër i Ferrarit Carlos Sainz u rendit i katërti ndërsa në vendin e pestë, Lando Norris. Në zoën e pikëve janë edhe Bottas me Magnusen që e mbyllën respektivisht në vendin e shtatë dhe të tetë. Ndërkohë, paraqitje zhgënjyese për dy pilotët e Mercedesit, me Russell që niset i 11-ti, ndërsa Hamilton vetëm nga vendi i 14-të.

Rradha e nisjes:

1. Max Verstappen (Red Bull)
2. Charles Leclerc (Ferrari)
3. Sergio Perez (Red Bull)
4. Carlos Sainz (Ferrari)
5. Lando Norris (McLaren)
6. Daniel Ricciardo (McLaren)
7. Valtteri Bottas (Alfa Romeo)
8. Kevin Magnussen (Haas)
9. Fernando Alonso (Alpine)
10. Mick Schumacher (Haas)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat