Gara e parë, sinjal për kampionat interesant

Formula 1

Gara e parë, sinjal për kampionat interesant

Më: 24 prill 2022 Në ora: 23:51
Gara e parë, sinjal për kampionat interesant

Është mbajtur sot në Gjilan gara në disiplinën e kartingut, e para për kampionatin e sivjetmë të Kampionatit të Kosovës në automobilizëm, për këtë disiplinë.

Interesimi i madh, organizimi i mirë, koha dhe shtegu të përshtatshme bënë që gara të rrjedhë e të përfundojë pa probleme.

Garuesit e rinj dëshmuan se janë e ardhmja e auto sportit kosovar, prandaj me të drejtë pritet që nga radhët e tyre të dalin së paku disa garues që do të kenë rezultate të mira edhe në disiplinat tjera.

Image

Laurent Hasani në Divizionin III, Baran Karabeg në Divizionin II dhe Doan Karabeg në Divizionin I ishin më të mirët në divizionet përkatëse, por gjithsesi edhe garuesit tjerë nuk mbetën shumë prapa tyre, duke e bërë garën më interesante dhe me rivalitet.

Në konkurrencën ekipore, në tri pozitat e para u renditën AK Gjilani, AK DTM dhe AK Prizreni D&G,

Rezultatet::

Divizioni III

1.Laurent Hasani 35 pikë

2.Blend Llapashtica 27

3.Asdren Bucolli 22

4.Shqipdon Kqiku 18

4.Blendion Rafuna 18

Divizioni II

1.Baran Karabeg 40 pikë

2.Redon Morina 30

3.Jon Doda 22

4.Albion Kovaçi 20

5.Endrit Tytynxhiu 18

6.Kron Selitaj 12

Divizioni I

1.Doan Karabeg 40 pikë

2.Gëim Hoti 30

3.Varis Hoti 20

4.Rion Tahiri 18

5.Alman Ibrahimi 16

6.Dion Rysha 14

7.Adriatik Statovci 12

8.Rion Tytynxhiu 4

Plasmani ekipor:

1.AK Gjilani 84 pikë

2.DTM 80

3.Prizreni D&G 70

4.AMTKK 30

5.AK Ferizaj 14

6.Eurogoma RT 12

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat