Mercedes i kërkon falje Hamiltonit

Formula 1

Mercedes i kërkon falje Hamiltonit

Më: 26 prill 2022 Në ora: 12:02
Mercedes i kërkon falje Hamiltonit

Piloti britanik Lewis Hamilton, 7 herë kampioni i botës në Formula 1, u klasifikua në vendin e 13-të në garën e fundit në Imola (Itali). Ai nuk ishte në asnjë moment të duelonte për zonën e pikëve, duke qenë i zhgënjyer nga rezultati.

Edhe te Mercedes e kanë pranuar se njëvendëshja që i kanë vënë në dispozicion pilotit britanik këtë sezon nuk është ajo që të gjithë prisnin. Për këtë arsye, Toto Wolff i ka dhënë një mesazh Lewis Hamilton, ku kërkon ndjesë për këto paraqitje.

“Të kërkojmë ndjesë Lewis për atë që po kalon dhe që në Imola kishe një makinë të tillë. E di që ajo makinë është e vështirë për t’u pilotuar. E dimë që ky nuk është rezultati që ti dhe ne synojmë në garë”, tha Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes.

“Gara e fundit ishte e tmerrshme, të kërlojmë ndjesë për këtë gjë. Po punojmë fort për të dalë nga kjo situatë”, tha më tej Wolff. “Mos u mërzit Toto, le të vazhdojmë të punojmë fort”, ishte përgjigjja e Hamilton, që mbështet skuadrën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat