Hamilton: Jam ende duke punuar për mrekullinë time

Formula 1

Hamilton: Jam ende duke punuar për mrekullinë time

Më: 28 prill 2022 Në ora: 19:33
Hamilton: Jam ende duke punuar për mrekullinë time

Ky sezon i Formula 1 ka nisur si mos më keq për Lewis Hamilton dhe Mercedes teksa britaniku në katër garat e para sezonale ka grumbulluar vetëm 28 pikë dhe nuk ka mundur të luftojë për podium, ashtu siç është mësuar në vitet e fundit të bëjë në botën e shpejtësisë.

Madje, këshilltari i Red Bull, Helmut Marco para disa ditëve u shpreh se britaniku do të kishte bërë mirë të tërhiqej në sezonin e kaluar dhe ta mbyllte karrierën me shijen e një piloti të nivelit më të lartë.

Megjithatë, 37-vjeçari i është kundërpërgjigjur Marcos nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale duke theksuar se do të jetë vetë ai që do të përcaktojë momentin se kur do të tërhiqet.

“Jam ende duke punuar për mrekullinë time, do të jem vetë unë ai që do të vendosë se kur do të largohem”, thekson Hamilton. Britaniku ka marrë premtimin nga Mercedes dhe shefi i skuderisë gjermane se në garat e ardhshme, makina e tij do të nisë të performojë denjësisht dhe Hamilton mund të rikthehet të luftojë për vendet e para të klasifikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat