Ish kampioni i botës mendon edhe për largimin nga Formula 1

Formula 1

Ish kampioni i botës mendon edhe për largimin nga Formula 1

Më: 29 prill 2022 Në ora: 11:27
Ish kampioni i botës mendon edhe për largimin nga Formula 1

Në garën e fundit të zhvilluar në Imola (Itali), skuadra e Aston Martin mori pikët e para të këtij sezoni në Formula 1, me 4 herë kampionin e botës Sebastian Fetel. Makina ka lënë shumë për të dëshiruar, duke qenë larg pritshmërisë deri më tani, çka mund të sjellë tërheqjen nga sporti të pilotit gjerman.

Kontrata e 34-vjeçarit skadon në fund të këtij viti dhe ai pritet të diskutojë së shpejti për të ardhmen.

“Ende nuk kam marrë një vendim. Gjithçka do të varet nga fakti se sa kompetitive do të jetë makina, si do të shkojnë garat e ardhshme dhe si do të zhvillohet makina me kalimin e kohës.

Për momentin nuk po mendoj për të ardhmen edhe pse kam shumë ide në kokë. Ndihem mirë në Formula 1, pasi jam kompetitiv me më të mirët në botë.

Para dy sezonesh, kur ika nga Ferrari, thashë se do të garoj edhe për dy vite të tjera. Për momentin nuk kam vendosur ende, do ta vendosë koha”, u shpreh Sebastian Fetel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat