Zgjohen Ducati e Bagnaia

Formula 1

Zgjohen Ducati e Bagnaia

Më: 30 prill 2022 Në ora: 15:03
Zgjohen Ducati e Bagnaia

Zgjohen Ducati e Bagnaia!

Piloti italian Francesco Bagnaia me Ducati siguroi sot pasdite “pole position” në pistën e Jerez, të vlefshëm për garën e Çmimit të Madh të Spanjës në MotoGP. Ai dha kohën 1’36”170, duke lënë pas kampionin e botës dhe kryesuesin e këtij sezoni, francezin Fabio Quartararo me Yamaha (gati gjysmë sekoni më i avashtë).

Vijën e parë të nisjes e kompleton Aleix Espargaro me Aprilia. Marc Marquez me Honda u klasifikua i pesti, gati një sekondë më i avashtë.

Gara e Çmimit të Spanjës është provat e gjashtë sezonale e këtij sezoni, që deri më tani ka qenë mjaft i hapur. Për Bagnaia ky është rezultati më i mirë sezonal, ku ende s’ka asnjë fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat