Bastianini triumfon në pistën e Le Mans

Formula 1

Bastianini triumfon në pistën e Le Mans

Më: 15 maj 2022 Në ora: 16:04
Bastianini triumfon në pistën e Le Mans

Piloti italian Ennea Bastianini fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Francës në MotoGP, suksesi i tretë sezonal për pilotin e Ducati Gresini.

Ai fitoi duelin me patriotin e tij Francesco Bagnaia (Ducati), që u rrëzua 6 xhiro nga fundi teksa po duelonin “rrotë më rrotë” me njëri-tjetrin për fitoren.

Në vendin e dytë u klasifikua australiani Jack Miller me Ducati, ndërsa i treti u rendit spanjolli Aleix Espargaro me Aprilia. Vetëm i katërti kampioni i botës në fuqi, francezi Fabio Quartararo me Yamaha, që nuk ishte në gjendje të duelonte për fitore. Kjo garë konfirmoi dominimin e Ducati, që ishte superior.

Edhe spanjolli Marc Marquez ne Honda nuk ishte në gjendje të rivalizonte me më të mirët, duke e mbyllur garën në vendin e gjashtë. Për sa i përket renditjes së përgjithshme, pas 7 garave të para kryeson Quartararo me 102 pikë, 4 më shumë se A.Espargaro (98 pikë), ndërsa Bastianini ndodhet i treti me 94 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat