Paraqitje e mirë e garuesve tanë në Ponikva

Formula 1

Paraqitje e mirë e garuesve tanë në Ponikva

Më: 16 maj 2022 Në ora: 00:01
Paraqitje e mirë e garuesve tanë në Ponikva

Garuesit tanë kanë pasur paraqitje solide në garën e së dielës, në disiplinën malore, e cila u mbajt në Ponikva të Maqedonisë së Veriut, që ishte e vlefshme edhe për kampionatin e FIA CEZ.

Valdet Kaçandolli me Suzuki Swift e ka pasur rezultatin më të mirë, duke u renditur i pari në Grupin 3 dhe i katërti në plasmanin gjeneral.

Erneset Daka është renditur i dyti në Grupin 3, ndërsa Gazmend Demolli ka fituar në grupin e tij, por në këtë grup nuk ka pasur garues tjerë. Duke marrë parasysh se u paraqit për herë të parë me Radicall SR8 LM, ai nuk pati nevojë të rrezikojë më tepër.

Parqitje solide kanë pasur edhe garuesit tjerë (Faton Rama, Lëndrim Dogani, Valon Jaha, Fatos Krasniqi), ndërsa organizatori me kupë e ka nderuar Arjeta Ryshën, si garuesja e vetme femër.

Në përgjithësi pjesëmarrja mund të vlerësohet pozitive, duke marrë parasysh se shtegu në Ponikva cilësohet si shumë i vështirë, ndërsa për garuesit tanë ishte hera e parë që u paraqitën në atë shteg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat