Botërori i Formula 1 me 22 Çmime të mëdha

Formula 1

Botërori i Formula 1 me 22 Çmime të mëdha

Më: 18 maj 2022 Në ora: 19:08
Botërori i Formula 1 me 22 Çmime të Mëdha

Organizatorët e Kampionatit Botëror të Formula 1 kanë njoftuar zyrtarisht se Çmimi i Madh i Rusisë nuk do të zëvendësohet diku tjetër.

E anuluar më pak se tre muaj më parë (disa ditë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia), gara e Sochit fillimisht ishte planifikuar për të dielën, më 25 shtator, që korresponton me garën e 17-të të Kampionatit Botëror, i cili tani është reduktuar në 22 Çmime të Mëdha

Sprinti final nis në Lindjen e Largët (Singapor dhe Japonia), përpara se të zhvendoset në Amerikë për garat e SHBA-së, Meksikës dhe Brazilit, me finalen e zakonshme të madhe në pistën Yas Marina në Abu Dhabi.

Ky vendim është mirëpritur nga ekipet, duke pasur parasysh se do të ulin shpenzimet. Në fakt, moszëvendësimi i garës së Sochit po bëhet thjesht  për arsye ekonomike.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat