Kampioni i botës akuza Yamahas

Formula 1

Kampioni i botës akuza Yamahas

Më: 19 maj 2022 Në ora: 13:28
Kampioni i botës akuza Yamahas

Piloti francez i Yamaha, Fabio Quartararo kryeson botërorin e MotoGP, por ai ka fituar vetëm një nga 7 garat e zhvilluara deri më tani.

Kampioni i botës është ankuar se nuk ka mundësi të duelojë për fitore, teksa sheh të pamundur të parakalojë më të mirët, pavarësisht se është konstant në garë.

“Fakti që jemi konstantë dhe kryesojnë renditjen është pozitive, por me këtë motor është e pamundur të parakalosh rivalët e Ducati.

Në garën e fundit në Le Mansh e kisha të pamundur të parakaloja edhe pse dhashë maksimumin në pistë. Duhet ndryshuar diçka”, tha Quartararo.

“Kemi fat që rivalët tanë mbyllin gara pa pikë që jemi në krye, por do të vijë një moment kur do të na duhet shpejtësia për të parakaluar.

Kjo gjë na mungon për momentin. Shpresoj që shumë shpejt të kuptojmë se ku çalojmë dhe të rujamë këto pozita deri në fund”, u shpreh Fabio Quartararo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat