Drag Race I, shpallen fituesit në tri klasa

Formula 1

Drag Race I, shpallen fituesit në tri klasa

Më: 21 maj 2022 Në ora: 23:37
Drag Race I, shpallen fituesit në tri klasa

Të shtunën, kanë përfunduar garat në tri klasa të Drag Race, në të cilat edhe është bërë shpallja e fituesve, derisa pjesa më interesante, atëherë kur në shteg do të jenë veturat më të shpejta, ka mbetur për t’u zhvilluar të dielën.

Të shtunën janë kryer procedurat e zakonshme, duke filluar nga pajisja me numra, verifikimi i dokumentacionit, kontrolli teknik, brifingu me garues e lëshimet e lira, si dhe garat zyrtare në klasat 16, 15 dhe 14.

Dita e parë e garës ka pasur rrjedhë shumë të mirë, ndërsa e njëjta pritet të ndodhë edhe gjatë së dielës.

Rezultatet e ditës së shtunë:

Divizioni FWD

Klasa 16

1.Ardrit Namligjiu (Opel Kadet)

Klasa 15

1.Kejsi Mekollari (Passat CC)

2.Bleron Kurtaj (Golf)

Klasa 14

1.Nehat Musliu (Opel Kadet)

2.Ymri Ibriqi (Golf)

3.Lumbardh Muçaj (Golf)

Divizioni RWD

Klasa 16

1.Liridon Tomaja (BMW)

2.Enea Liqenji (BMW)

Klasa 15

1.Aldin Hazirovic (BMW)

2.Gys Cela (Mercedes 190)

Klasa 14

1.Ilir Azizi (BMW)

Divizioni AWD

Klasa 14

1.Andri Rada (Mercedes E55)

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat