Verstappen triumfon në Barcelonë dhe kryeson botërorin

Formula 1

Verstappen triumfon në Barcelonë dhe kryeson botërorin

Më: 22 maj 2022 Në ora: 21:55
Verstappen triumfon në Barcelonë dhe kryeson botërorin

Piloti holandez Max Verstappen me Red Bull fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Spanjës në Formula 1, duke triumfuar në pistën e Montmelo (Barcelonë). Ky është suksesi i katërt sezonal për kampionin e botës në Formula 1, që merr edhe kryesimin e renditjes botërore (110 pikë ndaj 104 të Leclerc). Ai ka përfituar nga një problem në makinë që pati Ferrari i Charles Leclerc, që e mbylli garën me 0 pikë.

Në vendin e dytë u rendit makina tjetër Red Bull, ajo e meksikanit Sergio Perez. Ndërsa në vendin e tretë u rendit britaniku i Mercedes, George Russell. Kjo garë solli një rikthim si protagonist të makinës gjermane, që u rendit në vendin e pestë me Lewis Hamilton. Kjo konfirmohet nga parakalimit të përkohshëm që ai i bëri spanjollit Carlos Sainz me Ferrari pak xhiro nga fundi.

Hamilton e pa veten në vendin e fundit pas xhiros së parë, por arriti të rikuperojë dhe ta mbyllë atë në vendin e pestë, ndërsa në vendin e katërt u klasifikua Carlos Sainz me Ferrari. “Kokëkuqja” e hodhi vetë fitoren e kësaj gare, teksa në xhiron e 27-të Charles Leclerc pati probleme me makinën e tij teksa kryesonte. Ai u detyrua të hapë krahun dhe të dorëzojë kreun e renditjes.

Dalja e Leclerc bëri që gara të rihapej dhe nga ky moment në pistë dominoi makina Red Bull, që arriti t’i dërgojë të dy pilotët e saj në podium, në dy vendet e para. Edhe Mercedes u paraqit mirë, duke qenë protagonist me të dy pilotët e saj. Ndërsa Ferrari po kalon momente të vështira, duke dorëzuar edhe kreun e renditjes për konstruktorë, ku në krye të saj ngjitet makina Red Bull.

Kështu, gara e gjashtë sezonale e botërorit të Formula 1 solli një përmbysje të saj, me Ferrarin që tashmë i duhet të punojë shumë edhe në aspektin e besueshmërisë. Në “top-10” u renditën edhe Bottas, Ocon, Norris, Alonso e Tsunoda. Nuk arrin të grumbullojë pikët e tij të para në karrierë Mick Schumacher, i 14-ti edhe pse shpresonte shumë ta bënte këtë gjë në këtë garë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat