Kampioni i botës operohet për të katërtën herë

Formula 1

Kampioni i botës operohet për të katërtën herë

Më: 30 maj 2022 Në ora: 12:50
Kampioni i botës operohet për të katërtën herë

Piloti spanjoll i Honda, Marc Marquez, ka konfirmuar se do të operohet sërish në shpatullën e djathtë, duke mbyllur para kohë sezonin 2022 të MotoGP. Operacioni do të kryhet brenda 48 orëve të ardhshme në Amerikë, shtet për ku është nisur në fluturim ditën e sotme 8 herë kampioni i botës në garat e motoçiklizmit.

Nga Mugello (Itali) ku u zhvillua gara e radhës ditën e diel, Marquez dha lajmin se do të operohet sërish. Kjo është ndërhyrja e katërt kirurgjikale në shpatull që nga vera e vitit 2020, kur dhe u dëmtua. Kanë kaluar 18 muaj që nga ndërhyrja e fundit dhe gjërat duket se janë sërish si më parë, ndaj Marquez vendosi të operohet sërish.

Operacioni do të synojë përmirësimin e lëvizjes së shpatullës, që e shqetëson shumë pilotin. Rehabilitimi do të kryhet në Spanjë, ku dhe do të vendoset koha që do të qëndrojë jashtë pistës. Gjithsesi, ky sezon mund të konsiderohet i mbyllur për Marc Marquez, që prej dy sezonesh nuk është më piloti i dikurshëm.

“Nuk kishte më asnjë kuptim të garoja në këtë mënyrë. Pilotimi ishte kthyer në një makth dhe nuk po argëtohesha më.

Ndaj, mendoj se është më e drejtë të punoj duke patur si synim vitin 2023. E di që mund të rikthehem sërish në podium, por krahu më dhemb dhe situata mund të përkeqësohet, ndaj do të operohem”, tha Marquez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat