Ish - piloti i Formula 1 fiton garën klasike të “500 Milje

Formula 1

Ish - piloti i Formula 1 fiton garën klasike të “500 Milje

Më: 31 maj 2022 Në ora: 11:59
Ish - piloti i Formula 1 fiton garën klasike të “500 Milje

Suedezi Marcus Ericsson fitoi edicionin nr.106 të garës së famshme 500 milje të Indinapolis, zhvilluar në Amerikë. Ky është suksesi i dytë i një piloti sudez, që vjen 23 vjet pas atij të Kenny Brack. Ky edicion u zhvillua në një ditë të veçantë për amerikanët, “Memorial Day”.

Ericsson, 31 vjeç dhe një ish-pilot i Formula 1, ku nuk arriti të lërë shumë gjurmë, arriti të lërë pas të riun meksikan Pato O’Ëard (i dyti) dhe veterannin amerikan Tony Kanaan (i treti). Ai pilotoi makinën Dallara-Honda, e cila garonte për skuadrën e Ganassi Racing.

Kjo garë dukej se do të fitohej nga neozelandezi Scott Dixon, teksa e udhëhoqi atë për 95 nga 200 xhiro. Por ai u penalizua për tejkalim të shpejtësisë në korsinë e bokseve kur ishte në krye, në xhiron e 175-të. Ai që mori kreysimin e garës ishte Ericssen, që djersiti shumë për ta shijuar fitoren.

Gara u ndal me flamurin e kuq në xhiron e 194-t, për të pastruar pistën nga papastëritë e një aksidenti. Deri në metrat e fundit, O’Ëard u përpoq të kalonte Ericssen, por pa sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat