Verstappen: I respektoj për atë që bëjnë

Formula 1

Verstappen: I respektoj për atë që bëjnë

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 12:03
Verstappen: I respektoj për atë që bëjnë

Në edicionin e fundit të garës së famshme të 500 miljeve të Indianapolis tirumfoi një ish-pilot i Formula 1, suedezi Marcus Ericsson. Ai numëron 97 gara në Formula 1, por nuk la shumë gjurmë, duke grumbulluar në total vetëm 18 pikë.

Gjithsesi, në 500 milje të Indianapolis ai pati më shumë sukses se në Formula 1, duke triumfuar.

Aty ku më herët ka dështuar edhe Fernando Alonso, që nuk arriti të fitojë dhe të rrëmbejë “Triple Crown” (kurorën e trefishtë e merr piloti që fiton Indy 500, garën 24 orëshe të Le Mansh dhe atë të Montekarlo në F1).

Duke folur për këtë garë, kampioni i botës në Formula 1, Max Verstappen, tha: “Nuk kam ndërmend që të garoj në të ardhmen në Indy dhe të synoj “Triple Crown”. E vlerësoj atë që bëjnë në atë pistë legjendare, ata pilotë janë të çmendur”.

I respektoj për atë që bëjnë, por unë, duke qenë në Formula 1 prej kaq shumë vitesh, nuk kam ndërmend të rrezikoj jetën time apo të thyej këmbët apo ndonjë gjë tjetër. Me pak fjalë, nuk ia vlen barra qiranë”, tha Verstappen.

Çuditërisht, të njëjtat fjalë ka thënë edhe para 20 vitesh Michael Schumacher: “Për mua, gara Indy 500 ëhtë një hap pas Formula 1 dhe është shumë e rrezimshme. Nëse përplasesh me muret makina nuk të mbron dhe mund të dëmtohesh rëndë. Ndaj, nuk shoh ndonjë arsye për të garuar aty”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat