Gjilani sërish mikpritës i dashamirëve të kartingut

Formula 1

Gjilani sërish mikpritës i dashamirëve të kartingut

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 23:29
Gjilani sërish mikpritës i dashamirëve të kartingut

Gara e dytë për Kampionatin e Kosovës në disiplinën e kartingut mbahet nesër në Gjilan. Është e qartë se kjo disiplinë po bëhet gjithnjë e më atraktive dhe kjo dëshmohet me numrin e madh të të interesuarve për pjesëmarrje.

Fëmijë të grupmoshave të ndryshme, por edhe të rritur, nga pothuaj të gjitha qytetet e Kosovës, kanë aplikuar për garën që do të mbahet në pistën F1 GoKart.

Paraqitja në garë bëhet nga ora 10:30-11:30, ndërsa kontrollimi teknik bëhet 11:30-11:50.

Më pas vazhdohet me vozitjet e lira, vozitjet për hartimin e listës shartuese, takimin e Komisionit Sportiv derisa starti i vozitjes së parë zyrtare është paraparë për orën 13:30.

Ashtu si në garën e parë, e cila po ashtu u mbajt në Gjilan, edhe nesër përveç pjesëmarrjes masive, pritet edhe rivalitet dhe vozitje atraktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat